Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sapo është prononcuar për media në Kiev.
Duke pranuar përvjetorin e tretë të agresionit rus, Zelensky deklaroi se Ukraina tani ka “më shumë miq në botë se kurrë më parë”.
“Askush në botë nuk i beson gënjeshtrat ruse për vendin tonë dhe popullin tonë, madje edhe ata që u bënë aleatë të Rusisë”, tha lideri ukrainas, shkruan skynews.
Ai gjithashtu përsërit një mesazh që e ka dhënë disa herë më parë: “Ukraina duhet të jetë në tryezën e negociatave së bashku me Evropën”.
Bëhet e ditur se kjo ka të bëjë me bisedimet midis Uashingtonit dhe Moskës, të cilat deri më tani kanë përjashtuar aleatët evropianë dhe Kievin.
“Objektivi strategjik i Rusisë është Evropa, mënyra evropiane e jetesës dhe e ardhmja e Evropës”, vazhdoi paralajmërimin Zelensky.
“Dhe e ardhmja e Evropës nuk mund të vendoset pa Evropën”, përfundoi ai.