Prizren: Lëndohet një person nga rrahja mes dy grupeve

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Lëndohet një person nga rrahja mes dy grupeve

Në Prizren raportohet se dy grupe të personave janë sulmuar mes vete ku si pasojë njëri ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Referuar Policisë rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:30, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Pjesëmarrje në turmë që shkakton vepër penale dhe huliganizëm”. / Gazeta e Prizrenit



Read it all at Gazeta e Prizrenit