Ceferin për “Delon”: Sporti mbi politikën!

- Bota Sot

Ceferin për “Delon”: Sporti mbi politikën!

Në një intervistë për gazetën sllovene “Delo”, numri një i UEFA-s është pyetur mbi organizmimin e Euro 2027-ën nga Shqipëria dhe Serbia.

Për Aleksandër Ceferin ky hap mund të jetë një “shembull” i mirë që futbolli i jep politikës.

“Nuk e mohoj se kam një dashuri të veçantë për të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë.

Por më vjen keq që në dekadat e fundit Ballkani ka qenë me të vërtetë i trishtë. Mendoj se deri më tani është gabuar nga liderët e këtyre vendeve, të cilët kanë biseduar me burokratët europianë, të cilët nuk dinë mentalitetin e banorëve të atyre trojeve.

Sa i përket këtij eventi më duhet të them se të dy qeveritë kanë mbështetur fort Federatat e vendeve respektive, të cilat shprehën dëshirën për të organizuar një event si Europiani për moshat deri në 21 vjeç. Kjo është një tjetër provë se futbolli është mbi politikën. Sporti është diçka e mirë”, u përgjigj Ceferin.



Read it all at Bota Sot