Ancelotti merr vendimin drastik

- Bota Sot

Ancelotti merr vendimin drastik

Relevo raporton se Jesus Vallejo me shumë gjasa nuk do të luajë më asnjë minutë për Real Madrid-in këtë sezon. Vendimi drastik është marrë nga trajneri Carlo Ancelotti, që është pranuar edhe nga drejtuesit e klubit.

Tekniku Italian e ka marrë këtë vendim pasi beson se është më mirë t’i japë minuta lojtarëve të ardhur nga akademia dhe që janë premtues për të ardhmen, së pari Asencio dhe më pas Jacob Ramon-it.

Ancelotti është shprehur se Jesus Vallejo nuk është në formën e duhur fizike për të luajtur në nivele të larta, sidomos tani që është faza më e rëndësishme e sezonit.

Largimi i 28-vjeçarit është 100% i sigurt në fund të këtij sezoni, por nuk pritej që Ancelotti ta “përjashtonte” që tani. Vallejo nuk është marrë asnjëherë në konsideratë nga Ancelotti edhe pse Real-i ka pasur një krizë në mbrojtje këtë sezon për shkak të dëmtimeve të shumta, por tekniku Italian ka preferuar zgjedhje të tjera përpara mbrojtësit spanjoll.



Read it all at Bota Sot