Bunjamin Shabani flet para ndeshjes së Kupës kundër Gostivarit

- Bota Sot

Bunjamin Shabani flet para ndeshjes së Kupës kundër Gostivarit

Kapiteni i Struga Trim Luim, Bunjamin Shabani, ka folur në prag të takimit shumë të rëndësishëm për ekipin në kuadër të Kupës së Maqedonisë, që në program është gjatë ditës së nesërme.

"Siç dihet që më parë, shorti deshi që në çerekfinale të luajmë ndaj Gostivarit, me të cilën skuadër ishim takuar në kuadër të xhiros së parë të stinorit pranveror.

Në atë ndeshje Struga Trim Lum pësoi disfatë minimale, pas një goli të shënuar në minutën e 95-të nga penaltia, megjithatë sipas kapitenit tonë, ajo ndeshje tashmë i takon së kaluarës dhe se duhet me të gjitha forcat të futemi në ndeshjen e nesërme", njofton FC Struga.

“Na pret një ndeshje shumë e rendësishme, në të cilën futemi pas disa rezultateve jo të mira.

Megjithatë ato i takojnë së kaluarës dhe duhet ti harrojmë sa më shpejtë dhe të mobilizohemi tashmë për ndeshjen që na pret, ajo kundër Gostivarit. Besoj se do të japim gjithçka nga vetja për t’ia arritur qëllimit në këtë ndeshje.

Luajm ndaj një skuadre shumë kualitative, kemi respekt për Gostivarin, mirëpo neve na nevojitet fitorja për të rikthyer vetëbesimin dhe mbi të gjitha të kapim një seri të rezultateve pozitive” – u shpreh Bunjamin Shabani  

Trofeu i Kupës në Strugë….?

“Mendoj se kemi kualitet për të bërë një gjë të tillë, megjithatë mendoj se duhet ti marrim ndeshjet një pas një. Për ne është shumë e rëndësishme për të kaluar Gostivarin në këtë fazë, e më pas të mendojmë edhe për fazën përfundimtare të Kupës, por gjithsesi edhe në kampionat, aty ku ende nuk e kemi dhënë fjalën e fundit, duke pasur parasysh se deri në fund ka edhe shumë ndeshje për tu zhvilluar” – deklaroi Shabani.



Read it all at Bota Sot