Kombëtarja e futbollit të Kosovës është shpallur më e suksesshmja për vitin 2024 në konkurrencën e meshkujve.
Katër fitore dhe një barazim kundër Rumanisë në udhëtim i siguruan vendin e dytë në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Me këtë sukses, ata u kualifikuan për Play Off-in e ngjitjes në Ligën B, ku do të përballen me Islandën në muajin e ardhshëm.
Kombëtarja e vajzave në hendboll është shpallur më e suksesshmja për vitin 2024, duke qenë afër kualifikimit për Kampionatin Botëror 2025.
Ato kaluan me sukses fazën parakualifikuese, duke mposhtur Belgjikën dhe Bosnje e Hercegovinën, për të përfunduar në krye të grupit.
Për të arritur suksesin historik, ato duhet të mposhtin Suedinë, një prej kombëtareve më të forta në Evropë, në dy finalet vendimtare