Milani e synon këndelljen sonte në ndeshjen e mbetur me Bolognan

- Bota Sot

Milani e synon këndelljen sonte në ndeshjen e mbetur me Bolognan

Milani do ta kërkojë këndelljen sonte në ndeshjen e mbetur me Bolognan.

“Rossoneri” po kalojnë nëpër një periudhë të vështirë edhe me trajnerin Sergio Conceicao, i cili e zëvendësoi Paulo Fonsecan, të cilit nuk i ecën punët mirë në “Milanello”.

Kuqezinjtë e pësuan një humbje shokuese fundjavën që shkoi nga Torino duke iu zbehur kështu edhe më shumë gjasat për të përfunduar në Top 4, pozita që çojnë në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Sidoqoftë, gjiganti italian do të mundohet ta harrojë këtë humbje dhe formën e luhatshme për ta synuar sonte fitoren ndaj Bolognas në udhëtim, në ndeshjen e mbetur në Serie A.

Në fakt, ky takim ishte shtyrë për shkak të vërshimeve që kishin ndodhur në qytetin e Bolognas pak muaj më parë.

Aktualisht, Milani është i shtati në tabelë, ndërsa i ka grumbulluar 41 pikë nga 25 ndeshje të zhvilluara, duke e parë veten 8 pikë prapa Juventusit, që është i katërti, por me një ndeshje më shumë të luajtur.

Bologna ka pikë të njëjta me Kuqezinjtë dhe po ashtu e synon daljen në garat evropiane, njëjtë siç bëri edhe në edicionin e kaluar.

Ndeshja mes Bolognas dhe Milanit do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:45.



Read it all at Bota Sot