Edon Zhegrova jep lajmin e keq

- Bota Sot

Edon Zhegrova jep lajmin e keq

Edon Zhegrova është padyshim një prej talenteve shqiptarë më të komentuar të momentit.

Për fat të keq, futbollisti ynë nuk mund të përjetojë dot emocionet e mrekullisë së Lille që ka kaluar më tej në Champions League.

Atje francezët do të përballen me Dortmundin, por Zhegrova nuk do të jetë gati për shkak të dëmtimit.

Në një intervistë për Besmir Topallin, Zhegrova ka konfirmuar mungesën e tij.

“Ka qenë një kohë e vështirë për mua, por besoj që kjo periudhë do të më bëjë më të fortë mentalisht. Po punoj fort për t’u rikthyer edhe më i fuqishëm dhe po shfrytëzoj këtë kohë për të përmirësuar disa mangësi.

Do të bëj maksimumin për t’u rikthyer dhe shpresoj ta arrij këtë synim. Nëse rehabilitimi shkon sipas  planit, mund të jem gati në mes të marsit, por nëse jo, atëherë në fund të marsit. Ndaj Dortmundit nuk do të luaj në asnjërën nga ndeshjet”, tha Zhegrova.



Read it all at Bota Sot