Garcia jep lajmin e madh

- Bota Sot

Garcia jep lajmin e madh

Pak më shumë se një muaj nga marrja e detyrës si trajner i Belgjikës, Rudi Garcia është shumë aktiv dhe shumë shpejt do të zbulojë listën e të grumbulluarve për playoff-in e Nations League kundër Ukrainës.

Në një intervistë të dhënë për L’Equipe, ish-trajneri i Roma-s dhe Napoli-t ka shpjeguar se ka një listë paraprake prej 50-55 lojtarësh dhe ka lajmëruar kthimin e Thibaut Courtois, i lënë jashtë kombëtares pas mosmarrëveshjeve me ish-trajnerin e Belgjikës, Domenico Tedesco.

“Do të tkehet”, ka siguruar trajneri 61-vjeçar. “Ky është një lajm i mirë për të gjithë Belgjikën. E kam konsideruar gjithmonë Thibaut portierin më të mir ënë botë.

“E kam takuar në Madrid para Real-Manchester City, ku kam pasur mundësinë të takohem edhe me De Bruyne dhe me Jeremy Doku ditën para ndeshjes”.

Garcia, më pas ka thënë: “Po e vlerësoj idenë për të jetuar në Belgjikë, por ndihem që tabu 100% belg. Shpresoj ta mbyll karrierën time me Djajtë e Kuq".l



Read it all at Bota Sot