Ish-kampioni i botës dhe legjenda e Barcelonës, Rivaldo, ka kritikuar ekipin katalanas pas rezultatit 4-4 në mesjavë ndaj Atletico Madrid në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, duke treguar pikën e dobët të Barcelonës së Flick.
Trajneri gjerman u kritikua shumë për formacionin titullar që kishte zgjedhur për këtë takim dhe sidomos për zëvendësimet e vona, të cilat ndikuan që katalanasit ta kishin mbyllur ndeshjen që më parë duke qenë në avantazh të dy golave. I të njëjtit mendim mesa duket është edhe Rivaldo, i cili thotë se këto gabime nuk mund të përsëriten në ndeshjet e ardhshme.
“Barcelona po luan shumë mirë këtë sezon, por të pësosh 4 gola në një ndeshje është shumë për t’u shqetësuar. Nuk e mbaj mend herën e fundit kur Barcelona ka pësuar 4 gola në këtë mënyrë.
Flick duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje mbrojtjes dhe të përmirësojë sa më shpejt gabimet në këtë repart, nëse do që të ketë shanse të fitojë trofe këtë sezon. Këto gabime nuk duhet të përsëriten më në ndeshjet e ardhshme, ndryshe fundit i sezonit do jetë fatal për Barcelonën”, tha Rivaldo.