Nuhiu: Ndeshje për t’i treguar vlerat tona

- Bota Sot

Nuhiu: Ndeshje për t’i treguar vlerat tona

Trajneri i Gjilanit, Ardian Nuhiu, është paraqitur në presin për shtyp para mediave në prag të duelit kampional ndaj Suharekës, derisa ka vlerësuar oponentin, megjithëse qëllimi i udhëtimit është marrja e maksimumit.

Tekniku i gjilanasve potencoi se ekipi ka punuar me shumë përkushtim gjatë javës, derisa ka bërë me dije që skuadra që ai drejton gjithmonë luan për të fituar.

“Ndeshje e rëndësishme dhe një mundësi e mirë për ekipin tonë që t’i shpreh vlerat. Luajmë ndaj një kundërshtari i cili është ndërtuar për të konkuruar dhe që në radhët e veta ka futbollist shumë kualitativ.

Ne jemi të motivuar për këtë përballje, por gjithmonë duke treguar rrespekt për kundërshtarin.

Gjatë javës kemi punuar me grupin që të mbyllim pikat e tyre të forta, por pa ikur nga ideja dhe mënyra se si luajmë ne për të kërkuar suksesin.

Për ta marrë suksesin duhet të jemi të përqendruar dhe të etur për fitore dhe unë kam besim te ekipi që ka këtë dëshirë”.

“Në asnjë moment nuk përgatitem për të marrë një pikë. Ne gjithmonë futemi për ta fituar ndeshjen dhe ashtu do të jetë edhe ditën e nesërme, megjithëse e dijmë që do jetë shumë e vështirë. Nuk do jetë ndeshje vendimtare, por e rëndësishme për ecurinë tonë në këtë kampionat”.

Nuhiu potencoi faktin se është e rëndësishme që skuadra të mësoj mentalitetin e fituesit, duke mos pranuar rezultatin tjetër përveç mos humbjes.

“Ne përgatitemi për të gjetur mënyrën dhe formën se si duhet shkuar deri te fitorja, pasi që e dijmë se sa e rëndësishme është. Por, gjithashtu luftojmë shumë që ta krijojmë mentalitetin e ekipit që të mos e humbasim ndeshjen. Rasti i cili na u ofrua në fundin e ndeshjes përballë Dukagjinit e dëshmoj se kemi luajtur për të marrë pikët e plota”.

Tekniku i “kuqebardhëve” po ashtu foli edhe për ndeshjen e kaluar ndaj Dukagjinit në Klinë dhe episodat që ndikuan në epilogun final të ndeshjes, por pa vënë gishtin nga gjyqtarët e ndeshjes, për të cilët edhe është pyetur në vazhdimësi në konferencë.

“Më intereson më shumë ekipi im se të merrem me çështjet e arbitrimit. Kjo pjesë u takon organeve kompetente, për ne është e kaluar ajo se çfarë ndodhi javën e shkuar në Klinë. Përgjegjësitë le t’i mbajë gjithësecili për punën e vet, por e jonja është të fokusohemi në lojën tonë dhe të nxjerrim më të mirën”.

“Nuk do ta qajmë të kaluarën, ajo se çfarë ka ndodhur, ka ndodhur. Kam katër vite punë në Kosovë dhe asnjëherë nuk jam marrë me këtë çështje dhe asnjëherë nuk jam ndëshkuar me karton të verdhë, pasi që puna ime është ta shikoj ekipin tim dhe ta përmisoj atë. Kemi shumë pikë për të marrë gjatë rrugës dhe uroj që ato pikë të cilat u lanë në Klinë mos të afektojnë në klasifikimin e përgjithshëm në fund të kampionatit”.

Dueli ndërmjet Suharekës dhe Gjilanit zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 14:00 në Suharekë.



Read it all at Bota Sot