Rutte në Londër: Mbështetni Ukrainën, të gjithë në Evropë do të duhet të japin më shumë

- Bota Sot

Rutte në Londër: Mbështetni Ukrainën, të gjithë në Evropë do të duhet të japin më shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vetëm se ka arritur në Londër për të marrë pjesë në samitin e Londrës, ku do të diskutohet për Ukrainën.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se Ukraina duhet të mbështetet.

“Mbështetni Ukrainën sot. Të gjithë në Evropë do të duhet të japin më shumë”

“Ne të gjithë duam një marrëveshje paqeje, dhe ajo duhet të zgjasë. Evropa vërtet po përparon këtu”

Për të mbajtur NATO-n të fortë, Evropa do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes”, ka thënë Rutte.

Samiti i sotëm ishte planifikuar para përplasjes së famshme në Zyrën Ovale, por shpërbërja e marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara do të dominojë.



Read it all at Bota Sot