Fitore spektakolare e Skënderbeut

- Bota Sot

Fitore spektakolare e Skënderbeut

Fitore spektakolare e Skënderbeut!

Skënderbeu i Ernest Gjokës arriti një fitore spektakolare me rezultatin 0-3 ndaj Bylisit në “Adush Muça”, duke ndezur kështu “luftën” për mbijetesë.

Falë këtij 3 pikshi të artë, falë golave të egjiptianit Nasr, që realizoi dopietë dhe braziliani Lukinja, korçarët arritën të ngjiteshin në kuotën e 26 pikëve, teksa tashmë diferenca me ballshiotët është vetëm 2 pikë. 

Ky ishte triumfi i dytë radhazi për Skënderbeun, që duelin e ardhshëm do e luajë në transfertë ndaj Elbasanit, ndërkohë që Bylisi pret Teutën në shtëpi.



Read it all at Bota Sot