Galatasaray ndalet me barazim

- Bota Sot

Galatasaray ndalet me barazim

Kampioni në fuqi i Turqisë, Galatasaray është ndalur me barazim, për ndeshjen e dytë radhazi në Superligën turke.

Galatasaray barazoi me Kasimpasan me një festival golash.

I pari në epërsi doli Galatasaray me anë të Victor Osimhen, i cili shënoi nga penalltia.

Më pas, Kasimpasa doli në skenë fuqishëm, duke shënuar dy gola përmes Ben Ouanes dhe Brekalos për rezultatin 2-1.

Dy golave të Kasimpasas, iu kundërpërgjigj Mario Lemina, i cili shënoi për 2-2.

Osimheni shënoi për 3-2, duke menduar që do të marrë tre pikë.

Por Hajredinovic i Kasimpasas shuajti shpresat e mysafirëve nga Stambolli, duke barazuar në 3-3 përmes penalltisë.

Me këtë barazim, Galata mbetet e para me 65 pikë, e ndjekur nga Fenerbahçe që ka 58 pikë të tubuara.



Read it all at Bota Sot