Hodo pas barazimit: Kemi ende punë për të bërë

- Bota Sot

Hodo pas barazimit: Kemi ende punë për të bërë

Egnatia dhe Teuta u ndalën në barazim me shifrat 1-1 në javën e 27-të të Kategorisë Superiore.

Trajneri i durrsakëve Bledar Hodo doli në prononcim për mediat në përfundimin e takimit.

“Mendoj që është pikë morali me problematikat që kishim gjatë javës. Falenderoj djemtë për shpirtin e garës në një fushë të vështirë siç është kjo e Egnatias.

Ishim të cunguar me dëmtimet që kishim, kemi bërë disa eksperimente që nëse do luanim sipër do kishim probleme në prapavijë. Kishim probleme me mbrojtësit, Jazxhi kishte probleme në ligament.

Djemtë kanë dhënë maksimumin jo vetëm këtë javë, por edhe në ndeshjen ndaj Tiranës. Kemi ende punë për të bërë, shpresojmë të rikthehen dëmtimet dhe problematikat që kemi.

Kruja ka një kontraktim sipas fizioterapistave, ndërsa Simeu e ka mbyllur sezonin. Zogos pritet të rikthehet gjatë javës së ardhshme”, u shpreh Hodo.



Read it all at Bota Sot