Sergio Conceicao mendon se Milani është i prekur nga protestat e tifozëve pas humbjes nga Lazio, që e la në vendin e nëntë. Kuqezinjtë tashmë iu nënshtruan fyerjeve nga tifozët e tyre gjatë gjithë ndeshjes, me “Curva Sud” që lanë tribinat bosh për 15 minutat e para në shenjë proteste.
Situata e tyre në fundin e ndeshjes ishte dukshëm më e keqe. Është një humbje e tretë radhazi në Serie A dhe e lë Conceicaon në vendin e nëntë, i kapërcyer nga Roma në tabelë.
“Nuk është një moment i lehtë, ne e dimë këtë. Lojtarët ndjejnë atë që është rreth klubit. Ka vetëm një rrugë përpara, të punojmë, të kemi krenari për ngjyrat që mbrojmë dhe të japim gjithçka çdo ditë për të ndryshuar këtë situatë”, tha Conceicao për “DAZN".
“Nuk më pëlqen të flas për mungesë fati, por ka edhe incidente që vazhdojnë të ndodhin dhe janë negative për ne, vendimtare për kundërshtarët”, shtoi Conceicao.
“Ne po flasim në fund të fundit për të njëjtën gjë. Kishim shumë pak kohë për tu përgatitur, folëm për atmosferën rreth nesh dhe kjo është hera e parë që e përjetoj këtë në karrierën time. Unë kam qenë lojtar, e di kur është kështu, këpucët e tua ndjehen sikur digjen. Nëse një driblim ose një pasim nuk funksionon, ose nëse shkon prapa, digjet më shumë”, u përgjigj Conceicao.
“Pashë karakter të madh dhe dëshirë për ta kthyer atë, ne arritëm të barazojmë me 10 lojtarë dhe patëm shanse për të fituar deri në atë penallti të vonë. Lojtarët po më japin një përgjigje pozitive në stërvitje, besojnë në atë që po bëjmë, por situata ka qenë e vështirë që nga fillimi i sezonit. Nuk kam pasur shumë kohë për të punuar në çështjet taktike apo fizike, pasi ne luajmë ndeshje vendimtare çdo tre ditë dhe kam ardhur vetëm disa muaj më parë”, tha në fund ai.