EUAA publikon të dhënat: Ulen me 11% kërkesat për azil në BE për 2024

- Bota Sot

EUAA publikon të dhënat: Ulen me 11% kërkesat për azil në BE për 2024

Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA) ka publikuar sot analizën e saj vjetore sa i përket kërkesave për azil për vitin 2024.

Sipas të dhënave, numri i kërkesave për azil në Bashkimin Evropian, Norvegji dhe Zvicër ra me rreth 11% vitin e kaluar, ku janë paraqitur 1,01 milion aplikime për azil.

”Kjo ishte një rënie e lehtë krahasuar me shifrën e vitit 2023 prej 1,14 milionë”, tha EUAA.

Sirianët paraqitën më pak aplikime se një vit më parë, por gjithsesi ishin grupi që aplikonte më shumë për mbrojtje.

Pavarësisht një tendence në rënie, Gjermania ende pranoi më së shumti aplikime me 237 000 të tilla, që përfaqëson 23% të të gjitha aplikimeve të paraqitura.

”Gati një e treta e të gjitha aplikimeve në Gjermani u parashtruan nga shtetas sirianë, të ndjekur nga shtetasit afganë dhe turq”, thuhet në raport.

Qiproja dhe Greqia morën më së shumti aplikime për frymë.

Në fund të vitit 2024, kishte rreth 4,4 milionë përfitues të mbrojtjes së përkohshme në 27 vendet anëtare të BE-së, si dhe në Norvegji dhe Zvicër, të cilët ishin larguar nga Ukraina pas pushtimit të plotë të Rusisë ndaj fqinjit të saj.

“Gjysma u pritën në Gjermani dhe Poloni, por Republika Çeke priti më shumë përfitues për frymë”, tha EUAA.



Read it all at Bota Sot