Gjermani/ Panik në Manheim! Makina futet mes turmës dhe vret një person, plagosen disa të tjerë

- Bota Sot

Gjermani/ Panik në Manheim! Makina futet mes turmës dhe vret një person, plagosen disa të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin jugperëndimor të Mannheimit.

Mediat lokale raportojnë se të paktën një person ka humbur jetën pasi një automjet është futur në turmën e njerëzve në qendër të qytetit.

Policia ka kërkuar që banorët të shmangin zonën për shkak të një operacioni të madh në sheshin Paradeplatz.

Ky incident vjen vetëm disa javë pas një sulmi të ngjashëm me makinë në Mynih, ku dy persona humbën jetën.



Read it all at Bota Sot