Leao: Të vetëm kundër të gjithëve, por grupi më i bashkuar se kurrë

- Bota Sot

Leao: Të vetëm kundër të gjithëve, por grupi më i bashkuar se kurrë

Momente të vështira te Milani, me ekipin që rrezikon të mos marrë pjesë në kupat europiane dhe tifozët të revoltuar për një sezon që mund të përfundojë në mënyrë katastrofike, pa një vend mes top-4.

Pas humbjes ndaj Lazios, e treta radhazi (pas disfatave ndaj Torinos dhe Bologna), Rafael Leao, autori i asistit për golin e përkohshëm 1-1 të Chukwueze, ka postuar një mesazh në profilin e tij në Instagram me tone mes polemikës dhe shpresës:

 "Për fat të keq, jemi vetëm kundër të gjithëve. Jemi ende në kohë për të rikthyer rezultatet pozitive, grupi do të vazhdojë të jetë më i bashkuar se kurrë".

Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë se Rafael Leao mund të ketë të njëjtin fat si Khvicha Kvaratskhelia. Ashtu si ai, kishte marrë një ofertë shumë të lartë, por Milani vendosi të mos e shiste, pavarësisht se shifra ishte me tre numra. Jo aq sa 120 milionët e ofruar nga PSG për gjeorgjianin, por gjithsesi një shumë e rëndësishme.

Gjithçka ndryshoi te Napoli për shkak të vendimit të Antonio Conte për të mos e shitur Kvarën, ndërsa Osimhen mund të largohej. Rezultati? Në janar, Osimhen përfundoi te Galatasaray, Napoli shpenzoi për Lukakun, i cili nuk është më ai i viteve të para tek Interi, ndërsa Kvara përfundoi te PSG siç pritej.

Për Leao, situata mund të jetë edhe më kritike. Rinovimi i tij me 6.5 milionë euro në vit, i vlefshëm deri më 2028, nuk i ka ndaluar spekulimet. Problemi është se ofertat për të po bien ndjeshëm dhe portugezi rrezikon stolin. Do të jetë e vështirë të arrijë edhe një propozim prej 70-80 milionë eurosh, situatë e ngjashme me atë të Osimhen verën e kaluar.

Ndërkohë, klauzola e largimit prej 175 milionë eurosh, e vlefshme deri më 15 korrik, duket e paarritshme për çdo klub. Në javët e fundit, kriza është thelluar më shumë. Ka një mungesë uniteti brenda ekipit kuqezi, çdo detaj i vogël po dramatizohet dhe marrëdhëniet po duken gjithnjë e më të tensionuara. Një cikël që duket se po shkon drejt fundit të tij…



Read it all at Bota Sot