Kjo është nota për Kristjan Asllanin në fitoren e sotme në Champions League

- Bota Sot

Kjo është nota për Kristjan Asllanin në fitoren e sotme në Champions League

Interi ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat 2:0 ndaj Feyenoordit në Roterdam.

Fitore që ia lehtëson punën për takimin e kthimit në Milano dhe janë shumë afër çerekfinales së Champions League.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, është vlerësuar me notë të mirë në fitoren e Interit.

Asllani është paraqitur 81 minuta, duke u vlerësuar me notën 7.2 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Futbollisti i Interit, Josep Martinez, është lojtar i ndeshjes, me notën 8.3. 
 



Read it all at Bota Sot