Shqipëria shpreson

- Bota Sot

Shqipëria shpreson

Prapaskena e “The Neë York Times” sipas së cilës FIFA kërkon të rrisë numrin e skuadrave që do të marrin pjesë në Kupën e Botës.

Siç dihet Botërori i 2030-ës përkon me 100 vjetorin e krijimit të kompeticionit dhe FIFA po bën ç’mos të përfshijë sa më shumë Federata. 

Sipas medieve gjermane Këshilli i FIFA-s do të marrë në shqyrtim këtë kërkesë, e cila pritet që të aprovohet dhe do të jetë një favor i madh për ekipet e vogla.  

“The New York Times” shpjegon se propozimi është bërë nga presidenti i Federatës Uruguaiane e Futbollit, Ignacio Alonso.

Siç dihet Uruguai do të jetë njëri nga vendet organizatore të turneut, i cili do të mbahet edhe në Argjentinë, Paraguai, Portugali, Spanjë dhe Morok.



Read it all at Bota Sot