Ish-lojtari i Manchester Cityt, Real Madridit e kombëtares spanjolle, Alvaro Negredo ka njoftuar pensionimin nga futbolli në moshën 39-vjeçare.
I rritur në akademinë e Rayo Vallecanos, Negredo debutoi në vitin 2005, para nënshkrimit me Real Madridin në moshën 19-vjeçare.
Pas paraqitjeve të mira me Almerian, Negredo siguroi kalimin te Sevilla.
Aty, sulmuesi spanjoll kaloi formën e tij më të mirë si futbollist, duke shënuar 85 gola në 180 ndeshje.
Sa ishte pjesë e Sevillas, Negredo debutoi me Spanjën, duke i bërë 21 paraqitje në total me “Stuhinë e Kuqe”.
Paraqitjet e tij të mira ia siguruan një kalim te Manchester City për 25 milionë euro.