Gazetari sportiv Arlind Sadiku ka konfirmuar se Etnik Brruti është ftuar të kombëtarja e Shqipërisë.
Çfarë shkruan Sadiku për zhvillimet e fundit mes futbollistit Brruti dhe për Federatën e Futbollit të Kosovës?
“Etnik Brruti është ftuar te kombëtarja e Shqipërisë për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorrës.
21-vjeçari po pret që të pajiset me pasaportë shqiptare për të qenë i gatshëm me dokumentacion
Brruti ka qenë pjesë e Kosovës U21 por deri tash nuk është ftuar asnjëherë te Kosova A
Federata e Futbollit të Kosovës pasi ka kuptuar lajmin e ka kontaktuar Brrutin dhe po mundohet ta bindë të qëndrojë te Kosova
Mbetet të shihet si do të jetë përfundimi...”, ka shkruar Sadiku.