Ylli i Barcelonës që Hansi Flick po dëshiron ta largojë

- Bota Sot

Ylli i Barcelonës që Hansi Flick po dëshiron ta largojë

Inaki Pena nuk po kalon momentet më të mira te Barcelona.

Portierit – i cili ka një rol dytësor në skuadrën e Hansi Flick – i është bërë me dije se nuk është në planet e Hansi Flick për sezonin e ardhshëm.

Mungesa e minutazhës dhe vendimi i trajnerit bëjnë me dije se një largim i Penas në verë do të ndodhë.

Portieri i ri, që një kohë ishte konsideruar e ardhmja e portës së Barcelonës, nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin bazë të katalunasve.

Pavarësisht se kishte disa mundësi të mira për të treguar veten me mungesën e Marc Andre ter Stegen, ai nuk arriti të bind drejtuesit e klubit, të cilët tashmë kanë nisur gjahun për një portier të ri.

Ai po ashtu e ka humbur vendin startues ndaj Ëojciech Szczesnyt, i cili u rikthye nga pensionimi për të zënë vendin në 11-shen e parë të Flickut.

Destinacioni i tij i ardhshëm ende nuk dihet, por një gjë është e sigurt, që largimi i tij do të ndodh në afatin kalimtar veror.



Read it all at Bota Sot