Liverpooli ndali tre pikë të arta si vendas, duke e mundur me rezultat 3:1 Southamptonin, në takimin e javës së 28-të në Premier League.
Liverpooli po shkon drejt titullit në Angli.
Për Liverpoolin shënuan Nunez (52) e Salah (53 e 88’ – nga penalltia) dhe për udhëtuesit Smallbone (45+1).
Liverpooli kryeson me 70 pikë e Southampton është në fund me 9 pikë.