Barcelona nuk zbret sonte në fushë, vdes mjeku i ekipit

- Bota Sot

Barcelona nuk zbret sonte në fushë, vdes mjeku i ekipit

Në ora 21 ishte paraparë që Barcelona të presë në shtëpi Osasunën, në kuadër të ligës spanjolle.

Por, pak çaste më parë, ekipi bëri kërkesë në LaLiga që ndeshja të shtyhej.

Pavarësisht se përgatitjet ishin të gjitha të bëra me kohë, ekipi katalunas pësoi tronditje me të marrë lajmin se mjeku i ekipit të parë, Carles Minarro Garcia, u nda nga jeta sonte.

Ndeshja është shtyrë për një datë të pacaktuar.

“Bordi i drejtorëve të Barcelonës dhe i gjithë stafi i shpreh ngushëllimet tona të përzemërta familjes dhe miqve të tij gjatë kësaj kohe të vështirë” thuhet në komunikatën zyrtare të ekipit.



Read it all at Bota Sot