Manchester United bën gati ofertën për yllin e Barcelonës

- Bota Sot

Manchester United bën gati ofertën për yllin e Barcelonës

Manchester United e ka identifikuar Fermin Lopezin si përforcimin e duhur të skuadrës për sezonin e ri dhe tashmë ka nisur të eksplorojë mundësitë për të siguruar transferimin e tij.

Mesfushori i Barcelonës ka treguar aftësitë e tij gjatë këtij sezoni, duke qenë një nga lojtarët kryesor të sistemit të Hansi Flickut.

21-vjeçari ka disa karakteristika të lojës së tij e ndër to janë edhe aftësitë për të shënuar dhe për t’u përshtatur në çdo pozitë të mesfushës.

Unitedi e sheh si një profil të lojtarit që i duhet shumë klubit dhe beson se partnershipi i tij me Kobbie Mainoon do t’i bënte mirë skuadrës për ripërtrirje të mesfushës së “plakur”.

Megjithatë, Barcelona nuk do ta lejojë me lehtësi të largohet produktin e akademisë. Edhe pse janë në probleme financiare, nga Barcelona e vlerësojnë shumë talentin e mesfushorit.



Read it all at Bota Sot