Drita e pret Ballkanin në përballjen e madhe

- Bota Sot

Drita e pret Ballkanin në përballjen e madhe

Xhiro e 24 e Superligës së Kosovës në futboll do të nis sot me dy ndeshjet tejet interesante.

Natyrisht se vëmendja do të jetë në Gjilan, aty ku lideri absolut i tabelës, Drita e pret ndjekësin e parë, Ballkanin.

Drita ka epërsi të thellë prej 12 pikëve ndaj kampionit në fuqi, dhe një fitore eventuale sot do ta mbyllte edhe çështjen e fituesit të titullit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në Gjilan me fillim nga ora 14:00.

Në po të njëjtin orar do të luhet edhe ballafaqimi ndërmjet Ferizajt dhe Llapit. Të dy skuadrat morën nga tri pikë të plota nga fundjava e kaluar ku Llapi mposhti Dritën ndërsa Ferizaj triumfoi kundër Suharekën.



Read it all at Bota Sot