Brruti me shumë gjasa nuk do të jetë befasia e vetme e FSHF-së

- Bota Sot

Brruti me shumë gjasa nuk do të jetë befasia e vetme e FSHF-së

Etnik Brruti me shumë gjasa nuk do të jetë befasia e vetme e FSHF-së, pasi një tjetër futbollist po tentojnë ta veshin me fanellën kuqezi.

Siç dihet prej kohësh Arijon Ibrahimovic është në radarin e Federatës, teksa tashmë kohët e fundit bisedimet mes palëve kanë avancuar. Sulmuesi aktualisht është pjesë e Lazios, teksa ka dalë nga akademia e Bayern Munich.

Talenti i tij dhe cilësitë kanë bërë që të jetë pjesë e planeve të Sylvinhos për Kombëtaren tonë.

Por për të përshpejtuar akoma më shumë këtë situatë është Elseid Hysaj. Mbrojtësi kuqezi po bën rolin e “shkesit” te Ibrahimovic për të tentuar ta bindi që të pranojë ftesën e FSHF-së për të veshur fanellën e Kombëtares.

Bisedimet mes Hysajt, Ibrahimovic dhe FSHF-së vazhdojnë dhe pritet që shumë shpejt sulmuesi 19-vjeçar të marrë edhe vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij. Kujtojmë se 19-vjeçari ka luajtur për moshat e Gjermanisë deri te U-20, ku ka qenë vendimtar me paraqitjet e tij.



Read it all at Bota Sot