Cassano kundër Mottës

- Bota Sot

Cassano kundër Mottës

Antonio Cassano ka ndryshuar mendim në mënyrë të papritur. Duke folur në “VivaelFutbol”, ish-fantazisti analizoi situatën e Juventusit dhe në veçanti rolin e Thiago Mottës, duke përdorur tone shumë të ashpra ndaj trajnerit italo-brazilian:

“Në këtë moment ai është i papërshtatshëm, nuk mund të ketë statusin për të drejtuar Juven. Duke parë dëmin që është bërë, po të kisha mundësinë t’i flisja Giuntolit, do t’i thosha se nuk do ta kisha larguar kurrë Allegrin.

Si skuadër, bardhezinjtë janë shumë më të fortë se Atalanta, por lojtarët bergamaskë janë bërë fenomenë falë Gasperinit, që është një gjeni. Kur të ndryshohet trajneri, duhet bërë edhe një kritikë ndaj Giuntolit, i cili jo vetëm ka marrë përgjegjësinë për lojtarët e afruar, por edhe për largimin e Allegrit”.

Cassano vazhdoi me kritikat e tij: “Mua nuk më intereson ai, nuk flas më me të, nuk çmendem pas tij dhe nuk jep asgjë në nivel futbolli. Sidoqoftë, duke shikuar se për herë të parë në 40 vite tifozët bardhezinj e kanë braktisur stadiumin para përfundimit të ndeshjes dhe asnjë lojtar nuk është vlerësuar, është kaluar edhe turpi i Haifa-s.

Tani drejtori bardhezi duhet të na shpjegojë pse e largoi Allegrin për të marrë dikë që po bën shumë, shumë më keq. Max të çonte gjithmonë në vendin e katërt, ndërsa tani ekipi është në një krizë të pabesueshme, pa lojë dhe me lojtarë të gjithë të zhvlerësuar. Gjëja që më ka çuditur më shumë është vendosja e Koopmeiners si anësor i djathtë. Ai mezi ia del në mesfushë, tani…”

Cassano e përmbylli me një reflektim të fortë: “Thiago Motta është një djalë i shkëlqyer, ka dy atribute të mëdha, por me keqardhje më duhet të pranoj se ndoshta kanë bërë një gabim duke larguar Allegrin”.



Read it all at Bota Sot