Pas vizitës në Bosnje dhe Kosovë, Mark Rutte të të enjten shkon në Shtëpi të Bardhë

- Bota Sot

Pas vizitës në Bosnje dhe Kosovë, Mark Rutte të të enjten shkon në Shtëpi të Bardhë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të shkojë në Uashtington, të cilin do ta pret presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për këtë ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Përveq sekretarit të NATO-s, Trump do ta presë edhe kryeministrin e Irlandës, Micheal Martin në Shtëpinë e Bardhë, ka shkruar Reuters.

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, gjatë qëndrimit në Kosovë, tha se se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në aleancë dhe në misionin paqeruajtës në Kosovë, KFOR.

Tutje, ai shton se misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, ofron siguri dhe stabilitet për të gjitha komunitetet, por shtoi se zgjidhja për paqe afatgjatë është politike.

Kërkesa e sekretarit, Mark Rutte ndaj politikanëve të Kosovës është që të veprojnë në mënyrë të parashikueshme.



Read it all at Bota Sot