Aksioni “Pyetja” dhe organizimi i subjektit, Osmani: Jemi përcaktu për luftën politike për republikë

- Bota Sot

Aksioni “Pyetja” dhe organizimi i subjektit, Osmani: Jemi përcaktu për luftën politike për republikë

Themeluesi i Lëvizjes për Republiken Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, Osman Osmani ka rrëfyer detaje nga veprimtaria atdhetare në vitet e 1980-1970.

Ai ka thënë se bashkë me disa veprimtarë të tjerë e kanë themeluar një subjekt, i cili do të udhëhiqte luftën politike për republikë.

“Unë aktivitetin tim të fshehur atdhetar dhe revolucionar e kam fillu në vitin 1975. Kanë qenë Rexhep Maqedonci, Avdullah Prapashtica dhe Osman Sylçaku, i cili është largu”, ka thënë Osmani.

Tutje, Osmani ka ndarë detaje edhe për aksionet e rëndësishme që ishin marrë asokohe.

“Aksioni i rëndësishëm ka qenë aksioni ‘Pyetja’ ku e kemi pasë për detyrë që në shkolla të mesme me shtru edhe pytjen pse është kjo pozitë e shqiptarëve”, ka thënë ai në “Politiko”.

Për demonstratat studentore, Osmani ka deklaruar se kanë qenë organizim autentik i qytetarëve të Kosovës.

“Ka qenë një organizim autentik i njerëzve të këtij vendi që janë ballafaqu në përditshmëri me moszhvillimin dhe nevojat për afirmim dhe barazi. Vetë dilema me Shqipëri apo me Jugosllavi tregon pozicionin e vështirë të popullit”, ka thënë Osmani.



Read it all at Bota Sot