“Kush do betejë, betejë do të ketë”- A po e kopjon Doarsa Kica Vjosa Osmanin?

- Bota Sot

“Kush do betejë, betejë do të ketë”- A po e kopjon Doarsa Kica Vjosa Osmanin?

Doarsa Kica Xhelili, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka dhënë një deklaratë që tingëllon e njëjtë me atë të presidentes, Vjosa Osmani, para dy vitesh.

“Kush do betejë, betejë do të ketë“- ishte deklarata e Osmanit kur dilte t’ia mbështeste kryeministrit Kurti idenë për mos-dekretimin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të Prokurorisë së Shtetit.

“Nëse për arsye politike zgjedhin një rrugë të tillë, atëherë kjo për mua është vetëm betejë politike dhe jo ligjore, dhe kush do  që do betejë politike me mua, betejë politike do të ketë“, kishte thënë Osmani.

Hiç më larg se para katër ditësh, një deklaratë që tingëllon sikurse e Osmanit e ka dhënë tashmë numri dy i LDK’së, Doarsa Kica Xhelili.

“Këta duan t’i marrin 51 mandate përmes manipulimit – si gjithçka tjetër! KJO është strategjia. Kjo është logjika. Kjo është forma e të menduarit kriminal. Ky është sulmi i radhës që VV ia bën demokracisë. TIPIKE! Nuk do t’i lëmë! Nëse duan betejë, betejë do të kenë“, deklaroi Kica Xhelili teksa foli për ankesën e VV’së në drejtim të PZAP’së për votat e postës.



Read it all at Bota Sot