Tre klube të mëdha evropiane pas Edersonit

- Bota Sot

Tre klube të mëdha evropiane pas Edersonit

Atalanta ka qenë në bisedime me agjentin e Edersonit për disa javë për një kontratë të re, por mesfushori thuhet se është tunduar nga mundësia që të luajë në një klub më të madh.

Kontrata aktuale e brazilianit është deri në vitin 2027, por disa klube e kanë monitoruar nga afër 25-vjeçarin, i cili është shfaqur si një nga mesfushorët më të kompletuar në Evropë, duke spikatur me paraqitjet e tij.

Man. Siti, Liverpulli dhe Real Madridi janë lidhur të gjithë me një lëvizje për Edersonin, por sipas “Calciomercato.com”, Man. Junajted shihet aktualisht si kryesuesi, pasi thuhet se po përgatit një ofertë prej 60 milionë euro që mund të jetë e mjaftueshme për të bindur Atalantën të shesë yllin e tyre verën e ardhshme.

Po ashtu edhe drejtori i Juventusit, Kristiano Xhuntioli është një admirues i fortë i mesfushorit të gjithanshëm dhe është i përgatitur të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për ta sjellë atë në “Allianz Stadium”.

Megjithatë, Man. Junajted mund të përfitojë nga dëshira e Edersonit për të testuar veten në Premier Ligë, si dhe ngurrimi i Atalantës për të shitur një tjetër yll te Juventusi pas Teun Kopmeiners, për të siguruar një marrëveshje.



Read it all at Bota Sot