Aksion në Bujanoc për mësim të barabartë të gjuhës shqipe në Çerdhen e Qytetit

- Bota Sot

Aksion në Bujanoc për mësim të barabartë të gjuhës shqipe në Çerdhen e Qytetit

Ish- kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu ka njoftuar për  zhvillimin e një aksion para çerdhes së qytetit në Bujanoc, duke denoncuar kushtet e papranueshme për fëmijët shqiptarë.

Siç thotë ai, në këtë institucion arsimor janë mbi gjashtë paralele me mësim në gjuhën serbe dhe vetëm një në gjuhën shqipe, ku janë bashkuar fëmijët e të gjitha moshave, e kështu duke e shkelur ligjin.

Qyteti i Bujanocit, i cili ka 62% shqiptarë dhe 25% serbë, është përballur me një situatë të tillë ku prindërit shqiptarë janë duke pritur muaj të tërë për të regjistruar fëmijët e tyre, dhe lista e pritjes është shumë e gjatë, ka shkruar Lutfiu në Facebook.

Në pankartat e vendosura gjatë aksionit, drejtorit të çerdhes iu është drejtuar akuza për mashtrim, pasi ka premtuar zgjidhjen e këtij problemi për vite me radhë pa marrë masa konkrete.

Në këtë aksion, morën pjesë disa vetë, por organizatorët paralajmërojnë se në rast se drejtorët nuk ndërmarrin masa konkrete, do të ftojnë edhe prindërit e pakënaqur në aksionet e ardhshme.



Read it all at Bota Sot