Tifozët duan ta shohin ekipin të fitojë përsëri

- Bota Sot

Tifozët duan ta shohin ekipin të fitojë përsëri

Në ditën e paraqitjes së projektit të stadiumit të ri të Manchester United, një nga pronarët e tij, Sir.Jim Ratcliffe, foli për masat e forta që ai ka marrë së fundi, që kanë të bëjnë me shkurtime të konsiderueshme të kostove, që sipas rëndonin mbi klubin anglez.

“Na është dashur të marrim disa vendime të pakëndshme ose të papëlqyeshme gjatë kësaj periudhe, por ato janë të nevojshme për ta vendosur Manchester United në një bazë solide.

Tifozët duan ta shohin ekipin të fitojë përsëri dhe kjo është arsyeja pse këto gjëra duhet të bëhen”, tha Ratcliffe.

“Unë jam i gatshëm të jem jopopullor për një periudhë kohore sepse besoj se ajo që po bëjmë është gjëja e duhur. Manchester United ka dalë nga binarët dhe për këtë arsye duhej të rikthehej në rrugën e duhur. Lëvizjet që po bëjmë sot do ta kthejnë atje ku janë sot Liverpool e Real Madrid”, shtoi Ratcliffe.

Më tej, ai komentoi: “Njerëzit duhet të tregojnë pak durim, të mos shemben dhe të dalin nga pala tjetër duke luftuar. Manchester United do të ishte pa asnjë qindarkë deri në fund të 2025 nëse nuk do të merreshin këto masa. Jemi në mes të ndryshimeve, dhe është një kohë e pakëndshme”.

“Përgjigja e thjeshtë është se klubit i mbarojnë paratë në Krishtlindje nëse nuk i bëjmë këto gjëra. Për shtatë sezone, klubi shpenzoi më shumë se sa fitoi. Nëse shpenzon më shumë se sa fiton, kjo është në fund të fundit rruga drejt shkatërrimit”, pranoi Ratcliffe, duke thënë të vërtetën.

“Duhet të rregullojmë stadiumin në mënyrë që të kemi një bazë të fortë financiare për të ardhmen. Nëse klubi është vërtet fitimprurës, siç besoj se do të jetë United në vitet e ardhshme, atëherë mund të bëni të kundërtën. Ju mund të filloni të shlyeni borxhin tuaj. Këtu besoj se duhet të jetë Manchester United”, tha Ratcliffe.



Read it all at Bota Sot