Besart Ibraimi nderohet nga tifozët në Tetovë!

- Bota Sot

Besart Ibraimi nderohet nga tifozët në Tetovë!

Besart Ibraimi vazhdon të marrë vlerësime për kontributin e tij historik te KF Shkëndija dhe në futbollin elitar të Maqedonisë.

Golashënuesi më i mirë në historinë e klubit dhe kampionatit, me mbi 150 gola në fanellën kuqezi, vlerësohet nga tifozët gjithandej në Tetovë.

Së fundmi, një tifoz i dhuroi një pako simbolike me fotografinë e tij dhe fanellën me numrin 150, duke shprehur mirënjohje për gjithçka që Ibraimi ka bërë për klubin dhe tifozët.

Një gjest i bukur që tregon dashurinë dhe respektin e qytetit për legjendën kuqezi!.



Read it all at Bota Sot