Tërmet i fortë në Napoli, njerëzit dalin të panikosur në rrugë, raportohet për dëme materiale

- Bota Sot

Tërmet i fortë në Napoli, njerëzit dalin të panikosur në rrugë, raportohet për dëme materiale

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 është regjistruar gjatë natës në zonën e Campi Flegrei në Napoli të Italisë, duke bërë që njerëzit të dilnin të panikosur në rrugë. Epiqendra e tërmetit ishte në det në një thellësi prej dy kilometrash.

Mediat italiane raportojnë për dëme nëpër disa shtëpi si dhe makina të parkuara. Një grua mbeti e plagosur nga shembja e një tavani dhe u shpëtua nga zjarrfikësit. Disa qytetarë të tjerë u shpëtuan pasi kishte mbetur të bllokuar në katet e sipërmve të shtëpive pasi dyert e hyjres ishin bllokuar.

Në disa zona është urdhëruar edhe mbyllja e shkollave për ditën e enjte.

Momente tensioni u shkaktuan në ish-bazën e NATO-s në Bagnoli, një nga zonat që duhet të mirëpresë njerëzit në rast emergjence. Qytetarë të shumtë synuan të kalojnë pjesën tjetër të natës atje, ndërsa forcat e policisë mbyllën portat, të cilat u hapën më pas me forcë nga njerëzit që kërkonin një vend për të kaluar natën në makinat e tyre. Policia ka tentuar të frenojë protestën dhe ka pasur disa debate, por ka konflikt fizik. Më pas situata u kthye në normalitet pasi portat u hapën me forcë.

 



Read it all at Bota Sot