Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajt mars.
Nagelsmann ka zbuluar emrat e futbollistëve për dy ndeshjet ndaj Kombëtares së Italisë në UEFA Nations League, faza çerekfinale e play-offit.
Në këtë listë mungon emri i Brajan Grudës, lojtarit të Brightonit që ka vite që po pret ftesën nga Gjermania, ndërkohë në tavolinë e ka ftesën e Shqipërisë.
Dy befasitë e vetme të trajnerit Nagelsmann janë: Leon Goretzka dhe Karim Adeyemi, dyshja e Borussia Dortmundit janë rikthyer te Kombëtarja për këto dy takime.