Sane mbyll marrëveshjen

- Bota Sot

Sane mbyll marrëveshjen

Në Gjermani janë të sigurt prej muajsh, në fund të këtij sezoni, Liroj Sane do të largohet nga Bajern Munih.

Drejtuesit e klubit ia kanë bërë të qartë sulmuesin se vullneti i tyre është të ndërpresin bashkëpunimin në fund të kontratës, më saktë nuk kanë shfaqur asnjë interes për të rinovuar kontratën aktuale e cila i skadon në fund të këtij sezoni.

Pyetje që lind tani është ku do ta vijojë karrierën Sane?

Sipas “Sport Bild”, mbi gjurmët e Sane është vënë prej kohësh ekipi i Arsenal.

Mikel Arteta është një admirues i flaktë i Sane, pasi e njeh shumë mirë, që nga koha kur ishte ndihmës i Guardiola-s te Man.Siti.



Read it all at Bota Sot