65 milionë euro! Barça refuzon ofertën e parë

- Bota Sot

65 milionë euro! Barça refuzon ofertën e parë

Frenkie de Jong vazhdon të jetë një nga shtyllat e mesfushës së Barcelona-s, por e ardhmja e tij mbetet akoma në dyshim.

Sipas Fichajes.net, Manchester United ka bërë një ofertë prej 65 milionë eurosh për holandezin për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Barcelona mësohet se e ka refuzuar ofertën pasi e konsideron De Jong një lojtar të rëndësishëm për ekipin.

Prioriteti i drejtuesve të klubit spanjoll është që të rinovojë kontratën e De Jong, që skadon në 2026-ën.

Gjithsesi, nëse në muajt e ardhshëm nuk do të arrihet një marrëveshje për rinovimin, Barcelona do të mund të dëgjojë ofertat e reja që mund të vijnë për holandezin për të mos e humbur me kosto zero pas një viti.



Read it all at Bota Sot