Zbulohet vendimi i papritur i trajnerit për sulmuesin shqiptar

- Bota Sot

Zbulohet vendimi i papritur i trajnerit për sulmuesin shqiptar

Ndryshon plotësisht situata e Ernest Muçit në radhët e Beshiktashit.

Dhe këtë radhë, sinjalet janë mëse pozitive për të ardhmen e sulmuesit shqiptar.

Deri pak ditë më parë, në mediat turke flitej vetëm për vendimin e klubit për të larguar sulmuesin shqiptar gjatë merkatos së verës. Por tani, një vendim i trajnerit Ole Gunar Solskjaer ndryshon plotësisht gjithçka.

Mediat turke kanë mësuar se Solskjaer e ka kthyer çështjen në “personale”, në kuptimin e mirë të fjalës.

njihet si një trajner i cili punon individualisht me lojtarë të caktuar duke ndihmuar shpesh të tillë të përmirësohen në aspektin personal.

Dhe kjo është parë në rritjen që kanë pasur disa futbollistë te Beshiktashi në këtë sezon që kur drejtimin e mori norvegjezi dhe iu përkushtua pak më shumë atyre.

Tani është mësuar se norvegjezi do të organizojë një takim me futbollistin shqiptar për t’i përsëritur besimin që ka te ai dhe te potenciali i tij.

Solskjaer do t’i shpjegojë Muçit me saktësi se çfarë pret nga futbollisti në fushën e lojës dhe detyrat që duhet të zbatojë.

Sipas të njëjtave burime, interesi i Solskjaer për Muçin vjen nga fakti se e sheh atë si një armë shumë të fortë që mund të përdoret, pasi ai di të luajë me të dy këmbët, driblojë dhe gjuajë.

Kësisoj, në vijimin e sezonit Muçi pritet të ketë një rol më të rëndësishëm në skuadër, nën vëmendjen e plotë të Solskjaer, i cili do të përpiqet që ta kthejë futbollistin shqiptar në një prej emrave të paprekshëm në këtë skuadër.



Read it all at Bota Sot