Mbrojtësi shkodran i Shkëndijës para mediave ka potencuar atmosferën pozitive në ekipin e Shkëndijes së Tetovës, mirëpo njëkohësisht fton në kujdes dhe seriozitet në çdo duel që pason, duke llogaritur faktin se kundërshtarët ndaj Shkëndijës futen me 200% të mundësive të tyre.
Duke respektuar çdo ndeshje ekipi udhëton për përballjen e xhiros së 24-t të elitës vendore.
Dueli Vardari-Shkëndija luhet sot në kompleksin e Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut në Aerodrom të Shkupit me fillim në orën 15:00.
…seria pozitive në pranverë…
Aleksandër Trumçi: “Po është e vërtetë, atmosfera në ekip është shumë e mirë pasi kemi seri të rezultateve pozitive dhe ekipi po shkon mjaft mirë.
Mendoj se do i’a arrimë objektivit që kemi.
Sot kemi ndeshjen me Vardarin, e kemi analizuar ekipin kundërshtarë mjaft mirë. Është ekip serioz, por ne shkojmë për fitore.”
…gati për Vardarin…
Aleksandër Trumçi: “Po, ekipi gjithmonë është i gatshëm për çdo ndeshje dhe të gjithë e dimë rëndësinë e këtij takimi që është një derbi. Kundërshtari është ekip serioz dhe ne do të shkojmë të japim maksimumin tonë.
Besoj se do të kthehemi me rezultat pozitiv.”