Amorim ‘ngre në qiell’ Bruno Fernandesin: Kapiteni perfekt i Manchester United,

- Bota Sot

Amorim ‘ngre në qiell’ Bruno Fernandesin: Kapiteni perfekt i Manchester United,

Ruben Amorim kishte nevojë për një fitore këtë të enjte dhe Bruno Fernandes u shfaq në formën e tij më të mirë për ta siguruar atë, duke e çuar Manchester United në çerekfinalet e UEFA Europa League me një ‘hat-trick’.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri portugez u shfaq shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij, veçanërisht me bashkatdhetarin e tij, të cilin e mbuloi me elozhe, edhe pse nuk nguroi të përmendte edhe një aspekt disi negativ.

Mesfushori portugez ishte vendimtar në kualifikimin e Manchester United në çerekfinale dhe tashmë synon fitimin e trofeut.

"Mendoj se nuk është vetëm ekipi, por edhe klubi. Kemi folur shumë herë për Brunon.

E dimë që ndonjëherë ndihet i frustruar. Ai dëshiron aq shumë të fitojë, saqë kur nuk po luajmë mirë, ndryshon pozicion dhe ndjek topin.

Dhe ndonjëherë, duhet të ketë më shumë besim tek shokët e skuadrës, që ata t’i lejojnë atij të bëjë punën e tij dhe ta ndihmojnë të luajë edhe më mirë," – tha ai në konferencën për shtyp, përpara se të ndalej te cilësitë e shumta të kapitenit.

"Por kur kemi nevojë për të, ai është gjithmonë aty. Mund të ndryshojë pozicion.

Mund ta çojë topin përpara. Mund të shënojë gola. Ai di të bëjë tranzicione, siç e tregoi sot në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Di të mbrohet. Prandaj, është një kapiten perfekt për skuadrën tonë dhe ne duhet ta ndihmojmë të fitojë trofe, sepse ai e meriton shumë."



Read it all at Bota Sot