Xhiroja e 25-të në Albi Mall Superligë fillon sot (e premte), e cila ka në program vetëm një ndeshje.
Kurse në vikend, përkatësisht të shtunën dhe të dielën, do të zhvillohen nga dy takime.
Sot pritet të zhvillohet dueli mes Ballkanit dhe Ferizajt në stadiumin e qytetit në Suharekës duke filluar në orën 14:00.
Ballkani renditet në vendin e dytë me 40 pikë, kurse Ferizaj në vendin e pestë me 32 sosh.