Slot: Finalja e “Carabao Cup”? Mezi presim ta luajmë

- Bota Sot

Slot: Finalja e “Carabao Cup”? Mezi presim ta luajmë

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, foli në një konferencë për shtyp në prag të sfidës ndaj Newcastle, e cila do të vendosë fituesin e “Carabao Cup”: “Mezi presim ta luajmë këtë finale, por nuk mund ta marrësh si të mirëqenë suksesin në këtë vend, ku ka kaq shumë skuadra të mira në çdo kompeticion. Meqë jemi këtu, do të provojmë ta fitojmë.

Kjo është ajo që dëshiron edhe Newcastle. Triumfi do të ishte gjëja e mirë e pozicionit ku ndodhemi tani në kampionat dhe në kupë. 

Të gjithë duan të luajnë. Pozicioni ynë në kampionat është një arsye për të vazhduar përpara”.

“Nivelet e intensitetit kanë qenë më të larta gjatë gjithë sezonit, kemi krijuar disa raste që zakonisht i shënojmë.

Po, më pëlqeu edhe loja, ishte futboll i pastër” – shtoi Slot, duke iu referuar sfidës ndaj PSG-së në mesjavë, në Champions League.



Read it all at Bota Sot