E ardhmja e Carlo Ancelottit në Real Madrid mbetet e pasigurt.
Pavarësisht se skuadra konkurron në La Liga dhe janë ende në Ligën e Kampionëve, hierarkia e klubit nuk është plotësisht e kënaqur me performancën e tij. Florentino Perez e ka bërë të qartë – Ançeloti do të qëndrojë vetëm nëse fiton një nga këta dy tituj.
Sipas mediumit “Fichajes”, mes kësaj pasigurie, Çellsi ka filluar të pozicionohet si një destinacion i mundshëm për Ançelotin.
Ndërsa Enzo Mareska e ka mbajtur skuadrën në garë për një vend në e Ligën e Kampionëve dhe ka arritur në çerekfinalet e Ligës së Konferencës, dyshimet për përshtatshmërinë e tij afatgjatë kanë bërë që Çellsi të shqyrtojë opsione të tjera, me Ançelotin që është një nga objektivat e tyre kryesore.
Çellsi thuhet se është i gatshëm të bëjë një ofertë fitimprurëse për të rikthyer Ançelotin në klub, ku ai pati sukses në të kaluarën.
Megjithatë, pengesa kryesore është dëshira e vetë Ançelotit për t’u tërhequr pas qëndrimit të tij të dytë në Madrid. Çellsi shpreson se një projekt ambicioz dhe një paketë financiare joshëse mund ta bindë atë të rishqyrtojë. E gjitha varet nga ajo që do të ndodhë në muajt e ardhshëm me “Los Blankos”.