Ndeshje çdo tri ditë, Ancelotti humb durimin

- Bota Sot

Ndeshje çdo tri ditë, Ancelotti humb durimin

As 72 orë pushim. Real Madridi e përfundoi euro-derbin e Champions League të mërkurën në mesnatë dhe do të luajë përsëri të shtunën, në orën 18:30.

Vetëm 67 orë pas fishkëllimës së fundit të Marciniak, sërish në fushë.

Dhe çfarë ndeshjeje! Zemërimi brenda klubit të bardhë është i madh.

Sprova më e qartë është Ancelotti, të cilin rrallëherë e sheh të irrituar, por në konferencën për shtyp të së premtes ndodhi:

Nuk e kuptoj, minimumi është 72 orë. Përparësi kanë paratë, të drejtat televizive…, jo rikuperimi i lojtarëve”.

Trajneri italian nuk u ndal këtu: “Ky po del të jetë një sezon stresues për shkak të kalendarit. Që nga janari nuk kemi pushuar asnjë moment, luajmë çdo tri ditë…

Të shtunën mund të jetë ndeshja e 21-të apo e 22-të. Është shumë; madje edhe për mua që nuk luaj. Mirë përgatitja e një ndeshjeje çdo tri ditë, por lojtarët nuk kanë kohë të rikuperohen. Nuk është e mundur, por çfarë mund të bëjmë”.

Për shkak të lodhjes fizike, Ancelotti la të kuptohet se Real Madridi do ta luajë ndeshjen e radhës ndryshe: “Do të na duhet një përpjekje e jashtëzakonshme. Nuk mund ta kemi freskinë e duhur, sepse nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’u rikuperuar. Sidoqoftë, duhet të kemi qëndrim të mirë dhe të luajmë një ndeshje inteligjente”.

Gjithashtu, ai konfirmoi se Vinicius do të jetë i disponueshëm, pavarësisht se kishte marrë një ditë pushim shtesë për shkak të lodhjes. Po ashtu, ai e përgëzoi Asension për thirrjen e tij në kombëtaren spanjolle.

Ancelotti shmangu komentet mbi polemikën e penalltisë së Julian Alvarez dhe ekzekutimin e saj në duelin e mesjavës, në Champions League: “Nuk e kam kuptuar gjithë këtë bujë, për ne ndeshja ka përfunduar”.

Dhe e mbylli çështjen me një përgjigje të prerë: “Nuk e di çfarë do të bëja me rregullin në fjalë, por ai është i tillë dhe duhet respektuar”.



Read it all at Bota Sot