Probleme

- Bota Sot

Probleme

Të mërkurën mbrëma, Real Madridi kaloi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Atletico Madridin.

Fitorja e “Los Blancos” erdhi vetëm pas penalltive, pasi rezultati i përgjithshëm ishte i barabartë në kohën e rregullt dhe në vazhdime.

Të enjten, Ancelotti u dha pushim lojtarëve të tij, për t’iu shpërblyer punën dhe për t’iu dhënë mundësi për të festuar, por edhe për të pushuar.

Të premten, Vinicius Junior nuk u stërvitë me ekipin, por kaloi kohë vetëm në fitnes.

Po ashtu u konfirmua se Ferland Mendy do të mungojë për rreth një muaj, pas një lëndimi në hamstring gjatë ndeshjes me Atleticon.

 Sipas “Diario As”, Vinicius pësoi një zgjatje shumë të lehtë e të vogël të muskulit po në këtë takim, dhe stafi i Realit kishin vendosur që ta pushojnë nga stërvitja e sotme, megjithatë, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme ndaj Villarrealit.

Mediumi spanjoll po ashtu raporton se Kylian Mbappe, Antonio Rudiger, Fede Valverde e Jude Bellingham po ashtu kanë shqetësime të vogla.



Read it all at Bota Sot