Parashikimi i motit për ditën e sotme

- Bota Sot

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë vikend pritet të mbaj mot i ngrohtë dhe me diell.

Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përcjell Klankosova.tv, të shtunën moti parashikohet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të variojnë nga 6°C deri në 8°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17°C deri në 23°C.

Era do të fryjë nga juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërsa të dielën pritet të mbajë moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mundë të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale pritet të jenë nga 7 deri 9°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 19°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.



Read it all at Bota Sot